Suharekë: Thyejnë depon për të vjedhur cigare

Një person ka raportuar në polici se në rrugën “Endrit Kavaja” të Suharekës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tij dhe kishin vjedhë cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë policore.