Suharekë, katër të arrestuar për vrasje në tentativë

Në Suharekë, sot janë arrestuar katër persona për veprën penale vrasje në tentativë.

Policia bën të ditur se në këtë qytet ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompë.

“Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”.

Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës: M. G., A. M., E. M. dhe A. M.

Po ashtu Policia shton se në vend të ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.

“Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen. Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore”.

“Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

loading…