Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Indrit Cara (Ushtar Kavaja), për nderim të tij, familjarë e shokë, u mblodhën në qytetin e Suharekës, për të vazhduar më pas me homazhe tek lapidari.

Pjesëmarrës në këtë përvjetor janë kryetari i Bashkisë në Kavajë, Fisnik Qosja, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Cara është shpallur edhe qytetar nderi i vendlindjes së tij, Kavajës dhe një rrugë në qytet mban emrin e tij.

Pas çlirimit të Kosovës, në tetor të vitit 1999 trupi i tij u rivarros në sheshin kryesor të Kavajë.

Ai ra në frontin e luftës më 31 mars 1999, në rrethinën e qytetit të Therandës.

VIDEO BONUS: