Studenti kosovar përmes IKAF, bëhet anëtar i ICB Global

Premton Krasniqi është studenti i radhës nga Kosova i cili arrin të bëhet anëtar në institutin britanik me renome ndërkombëtare ICB Global.

Ky anëtarësim arrihet si rezultat i marrëveshjes që Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka arritur me ICB Global (Institute of Certified Bookkeepers), gjë e cila u mundëson të gjithë studentëve të anëtarësuar në IKAF të jenë legjitim për aplikim për anëtarësi dhe njohje të certifikimeve nga instituti britanik.

Premtoni e ka vlerësuar lartë mundësinë që IKAF ia ka dhënë atij për njohje ndërkombëtare të certifikimeve, përmes partneriteteve me organizata e institute të ranguara në nivel të lartë global.

Ai ka thënë se certifikimet në IKAF janë në të njëjtin nivel me ato të instituteve ndërkombëtare.

”Të jesh pjesë e këtij instituti do të thotë se je pjesë e tregut kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Përgatitjet dhe certifikimet në IKAF janë të të njëjtit nivel me institutet tjera ndërkombetare. Falë IKAF-it dhe punës së madhe që bëhet në këtë institut, unë jam anëtar me të drejta të plota në ICB, institut ky që ka shtrirje në 130 vende në botë. Në IKAF, dyert i ke të hapura në Kosovë dhe jashtë saj në lëmin e ekonomisë“.

Premtoni përmes certifikimeve në IKAF dhe njohjeve ndërkombëtare, ka arritur që të jetë kompatibil për kërkesat e tregut të punës në SHBA, ku ai aktualisht jeton.

Duke i falendëruar partneriteteve me organizatat ndërkombëtare, anëtarët e IKAF po arrijnë që t’i thyejnë barrierat ndërkombëtare për punësim.

Vetëm këtë vit, IKAF ka arritur parneritete me organizatat britanike me shtrirje ndërkombëtare si ICB, AAT, IFA, dhe ato amerikane IMA dhe IVSC.

Kontabilistëve kryesorë të botës
ICB Global është një rrjet në të gjithë botën me selinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. ICB Global ekziston për të mbrojtur dhe promovuar profesionin e kontabilistëve në të gjithë botën, dhe për të përmbushur nevojat e anëtarëve që punojnë gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht.

loading…