Strukturat paralele serbe në Brezovicë plaçkisin zyrën e Federatës së Skitarisë së Kosovës

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme.

Institucionet paralele në Brezovicë e kanë dëbuar dhe plaçkitur zyrën e Federatës Skitare të Republikës së Kosovës.

Serbët kanë vepruar pa pëlqimin dhe pa diturinë e Federatës.

Me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës, e cila është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Skitare e Kosovës.