Stresi

Stresi u arrestua në hotel me një 20 vjeçare, Kejsi bën publik qëndrimin e saj

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur në botën e artit si Stresi, u arrestua para disa ditësh nga policia pasi dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal.

Po ashtu, thuhet se në momentin e arrestimit ai ka qenë në dhomën e një hoteli në shoqërinë e një vjaze që nuk ishte e dashura e tij, Kejsi.

Ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë të dinin reagimin e Kejsit lidhur me këtë gjë, ajo ka shprehur hapur qëndrimin e saj në rrjetet sociale.

Kejsi ka treguar mbështetjen për vjehrrin dhe vjehrrën duke u shprehur se thjesht po mbështet familjarë që janë në dhimbje për fëmijën, por në asnjë moment nuk përmendi qëndrimin e saj në lidhje me Stresin.

Por, me Instastory-t që Kejsi ka publikuar dje nuk lë më vend për dyshime. Ajo ka postuar video ku këndon këngët e Stresit, si dhe foto me të. Me sa duket, Kejsi është mbështetësja më e madhe e Stresit në këto momente të vështira për këngëtarin.