Stresi ‘thumbon’ Noizyn: Këngët e mia të japin forcë të ndihesh burrë, tuajat i dëgjon Erion Veliaj

Stresi sërish ka ‘thumbuar’ Noizyn.

Reperi Stresi është shumë aktiv gjatë kësaj kohe, teksa nuk i kursen edhe postimet lidhur me temat aktuale politike në vend.

Së fundi, ai ‘thumboi’ Noizyn, lidhur me këngët, ndërsa tha se shpreson që këtë verë do të shihet me fansat në koncerte.

“kong e mia tjapin forc me u ndje burre a kongt e tuja i nin erion velia me grupin G99 qe do te thote shife vet mooo”, shkruan reperi në njërin postim.

Kurse, në një tjetër ai shkroi “Me qetsi e dashuri gjithe do shihemi kete vere verdall”.