Stresi

Stresi në burg, vjehrra e tij ia hedh valles në dasmë: Po kërcej për dhëndrrin

Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge. Por ajo për të cilën u përfol më shumë gjatë arrestimit të tij ishte marrëdhënia me të fejuarën Kejsi, pasi reperi u gjet në hotel me një 20-vjeçare.

Ajo vendosi që të reagonte vetëm 3 ditë pas arrestimit të partnerit, duke shkruar se nuk i interesonte mendimi dhe gjykimi i njerëzve, ndërsa u këshilloi ndjekësve që të shohin jetën e tyre.

Kejsi i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë dhe lidhjen e fortë që duket se kanë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ndodhet në një ditëlindje të një vogëlusheje, ndërsa ka shkëputur një moment nga kërcimi i nënës së saj.

Ajo që është më pikante në këtë foto, është përshkrimi që i ka bërë…“Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”, ka shkruar bukuroshja brune.