Stresi e dëshmon se nuk është ndarë nga Keisi

Stresi dhe Keisi kanë qenë personazhe shumë të komentuara ditët e fundit.

Ka kohë që përfilitet se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, por reperi e dëshmoi të kundërtën me veprimin e fundit.

Ai ka publikuar në InstaStory çertifikatën e martesës, ku shihen emrat e tyre si dhe nënshkrimet.

“Sa për informacion goca, jam i martuar”, është mbishkrimi që Stresi ia kishte lënë fotos, të cilën e fshiu menjëherë.

Keisi ka qenë e komentuar së fundi për ‘sherrin’ me moderatoren Roza Lati, pas pjesëmarrjes së Stresit në emisionin e saj.