Stoltenberg të gjithë burrështetasve u referohet me postin që mbajnë, përveç Kurtit

Sekretari gjeneral i NATO-s gjatë ditëve të fundit ka pritur disa burrështetas në takime. Së fundi ka pritur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dhe të gjithëve, në postimet e tij në Twitter për takimet, u është referuar me poste që mbajnë, si kryeministri… apo presidenti …, por jo edhe të parit të ekzekutivit kosovar.

Në postimin e sotëm të Stoltenbergut për takimin me Kurtin në Bruksel, ai shkroi: Mirëprita Albin Kurtin për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e NATO-s – KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të rinisur bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.

Në fakt, Stoltenberg edhe në të kaluarën u është referuar krerëve të shtetit të Kosovës pa postin që mbajnë.

Më poshtë janë disa postime të Stoltenbergut për vizitat e krerëve të shteteve, e të cilëve u është referuar me postet që mbajnë.

Edhe paralajmërimin për vizitën e Kurtit në selinë e NATO-s, Kurtit nuk i janë referuar si kryeministër, por vetëm si zotëri.