SSD-të e para M.2 PCIe gen 4.0 NVMe do të kenë çmim premium

Si duket prodhuesit si Corsair, do t’i ofrojnë SSD-të e tyre të para M.2 PCIe gen 4.0 NVMe në një çmim premium në krahasim me modelet ekzistuese PCIe gen 3.0.

Gjatë Computexit, Corsair e ka lansuar serinë MP600 të SSD-ve M.2 nga segmenti i sipërm, të cilat i përdorin përparësitë e busit PCI-Express 4.0 x4 (64 Gbps) në platformën e ardhshme desktop AMD “Valhalla”, me shpejtësi sekuencionale të leximit deri në 4950 MB/s.

Para lansimit të SSD-ve të Corsair në treg, publikimi francez Cowcotland i vërejti çmimet për modelet 1TB dhe 2TB në Evropë. SSD-të MP600 prej 1TB do të kushtojnë 249 euro (0.24 euro për GB), ndërsa varianti 2TB do të ketë çmim prej 449 euro (0.22 euro për GB). Për krahasim, modeli aktual premium i Corsair (MP510) prej 960GB kushton 160 euro, ndërsa versioni prej 1920GB kushton 320 euro,.

Pothuajse të gjitha SSD-të PCIe gen 4.0, të cilat deri më tani janë publikuar, e përdorin kontrollerin e ri Phison PS5016-E16.