Spitalet dhe QKUK të mbushura me pacientë me COVID-19, 770 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe në klinikat COVID të QKUK’së janë të shtrire 770 pacientë, raporton Ballkani.Info.

Sipas SHSKUK’së, 630 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 608 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.

630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

608 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë:

250 të konfirmuar me Sars Cov-2

13 në gjendje të rënduar

267 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 112 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë:

380 të konfirmuar pozitivë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

341- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 61pacientë

Spitali i Gjakovës, 78 pacientë

Spitali i Pejës, 101pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 64 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë