Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së
Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.
E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Selim Morines nga Landovica e komunës së Prizrenit.
Në mbështetje të Morinës kanë dal shokët e tij, të cilët në Facebook kanë treguar që ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së sotmë është ftuar edhe Rexhep Selimi, i cili ftesën nga Gjykata Speciale e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook