Specialja fton edhe dy ish-pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.

“Sapo morra lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në facebook.

Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

loading…