Spanja e Italia vazhdojnë me fitore

Spanja ka mposhtur Ishujt Faroe për të marrë fitoren e gjashtë nga po kaq ndeshje.

‘Stuhia e Kuqe’ triumfoi 4-0 përballë ekipit modest të Ishujve Faroe.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo (13’ 50’) dhe ai i Dortmund Paco Alcacer (90′ 90+3′) shënuan nga dy gola në fitoren e ekipit të Morenos, shkruan lajmi.net.

Spanja renditet e para në grupin F me 18 pikë, kurse Ishujt Faroe nuk kanë asnjë pikë.

Ndërkohë, Italia ka shënuar fitore të rëndësishme sa i përket çështjes së liderit të grupit kundër Finlandës.

‘Azurri’ realizoi fitore të ngushtë 2-1 në udhëtim në shtetin skandinav.

Ciro Immobile (59’) i dha epërsinë italianëve, para se Temmu Pukki (72’) nga 11-metërshi të barazonte gjithçka.

Ishte ylli i Chelseat, Jorginho (79’) që vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas 6 ndeshjeve, Italia numëron 18 pikë në pozitën e parë kurse Finlanda renditet e dyta me 12 pikë.

loading…



Chat conversation end
Type a message…