Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot pritet të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e filluar të enjten, shkruan ballkani.info

Deputetët pritet të mblidhen në orën 13:00.

Kjo seancë është vazhdim i seancës së kaluar, e cila u ndërpre më 18 shtator.

“Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten, më 18 shtator, në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, do të vazhdojë të hënën, më 21 shtator, në orën 13:00”, thuhet në njoftimin për media. /Ballkani.info/