Sot regjistrohen deputetët e PDK-së dhe LDK-së

Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Kosovës.

Sot regjistrohen deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.

Kujtojmë që dje u regjistruan ata të VV-së, teksa ky proces do vazhdojë edhe nesër.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.