Sot proteston Sindikata e Re e KEK-ut, kërkon rrogën e 13-të për punëtorë

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot me fillim nga ora 11, do të protestojnë përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.

Sindikata ka njoftuar se protesta po bëhet për 5 arsyet si në vijim.

“Edhe një herë kërkojmë që të paguhën kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përseritur edhe më parë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e sindikatës:

Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të pët punëtorët e KEK-ut.

Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.
Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale.

Sigurimi i paisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike.