Sot pritet që të miratohet projektbuxheti për vitin 2021

Sot në mbledhjen e Qeverisë pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2021.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.

“Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët. Krahas kësaj, është dashur em sigurua edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, qëllim kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat.

Krasniqi tha se për këtë projektligj kanë marrë pëlqimin edhe të FMN-së.