Moti

Sot më freskët e me riga të dobëta shiu

Sot në Kosovë na pret mot i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell.

Herë pas here në disa vise priten reshje të dobëta shiu e në viset malore reshje të dobëta bore.

Temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 12 gradë Celsius.

Nga e enjtja do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja dhe kjo nënkupton dominim i plotë i rrymimeve ajrore nga jugu dhe po ashtu kjo nënkupton se nuk ka asnjë gjasë për ndonjë depërtim të ajrit të ftohtë polar gjatë muajit shkurt.

Temperaturat do të rriten, por edhe vranësirat do të shtohen.

VIDEO BONUS: Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve