Sot mblidhet Kuvendi, shqyrtohet projektligji për pandeminë COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Në këtë seancë që pritet të fillojë në orën 10:00, deputetët pritet të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.