Me fillim nga ora 14:00 do të mblidhet gjatë ditës së sotmme Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, në këtë mbledhje do të diskutohet për 5 pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave do të bëhet edhe përgatitja për seancën e radhës.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave