Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Sot gjatë ditës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Tri komisionet e para nisin në ora 10:00, dy tjera nga ora 11:00 dhe i fundit nga ora 13:00, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takohet me Bujar Ejupin, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil; Naim Qelajn, Avokat i Popullit; dhe Jeton Kocën, kryetar i KPMShCK-së. Diskutohet për pretendimin e pesë grave zyrtare në AAC për diskriminim gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës për vitin 2021 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO