Presidenca

Sot mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sot vazhdojnë punimet e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në ditën e dytë të këtij forumi pjesëmarrësve do të iu adresohet vet Presidentja Vjosa Osmani.

Gjithashtu folës në forum sot do të jetë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në ditën e parë të forumit, shefja e shteti përveç që ka pritur mysafirët e samitit ajo ka mbajtur edhe fjalimin e hapës.

Më këtë rast, Osmani ka dhënë mesazhe paqe,

“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndjej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, është shprehur Osmani.