Këngëtarja ekstravagante Gjyste Vulaj ka thyer tabutë që nga fillimi i karrierës së saj dhe vazhdon edhe sot pasionin për muzikën.

Ajo është komentuar gjatë madje vazhdon të komentohet për look-un ekstravagant dhe format e saja trupore.

Gjithashtu këngëtarja është shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram ku herë pas here publikon foto nga përditshmëria e saj.

Por ditën e djeshme siç duket këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të 25 vite më parë.

‘Gjyste Dedvukaj-Vulaj dikur në vitin 1993’ ka shkruar në foto Gjyste Vulaj.

View this post on Instagram

Gjyste Dedvukaj-Vulaj dikur ne vitin 1993

A post shared by Gjyste Vulaj Official (@gjystevulaj) on