Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme është bërë pastrimi i rrugëve, parkingjeve dhe hapësira të nevojshme për automjete dhe autobusë.
“Pastrimi i qendrës së skijimit në Brezovicë sonte. Nesër pritën numër rekord i turistëve! Agjencia e Mjedisit hap pas hapi do ta kthej këtë pasuri nën menaxhim të duhur”, tha Morina në rrjetin social Facebook.
Ai bëri të ditur se është hapur parking i veçantë për rreth 70 autobusë.







