Sot ditë me diell, nesër përsëri fillon shiu

Temperaturat e nxehta do të vazhdojnë edhe sot. por nga nesër në vend pritet që të rikthehen reshjet e shiut.

Java e parë e qershorit me mot jostabil dhe shtrëngata me shi. Në pjesën e dytë të javës temperatura verore.

Ditëve të para të muajit qershor dhe të verës meteorologjike që ka filluar më 1 qershor, mbi vendin tonë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Nga pjesa e dytë e javës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon që do të sjellin më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave maksimale në 27C deri 29C, në fundjavë.