diskutim
Sot diskutohet për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit
Sot në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, do të diskutohet për Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ.
Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018”, sot prej orës 11:00 do të mbajë tryezën e diskutimit me temë: “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”, shkruan lajmi.net.
Kurse, prej orës 14:00 – 16:00, në lokacionin e njëjtë, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”.
Gjatë kësaj dite, do të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat organizohen në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”.