Sot pritet të dalin para gjykatës, të arrestuarit që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Ata janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.
Të arrestuarit janë: Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës i cili ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.
Bashkë me Gjurajn u arrestua edhe Mentor Bellaqa, 36-vjeçari nga Prizreni i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2014 për terrorizëm, në aksionin e madh anti-terrorizëm të verës së atij viti.
Ergim Syla dhe Nehrudin Skenderi janë emrat e dy të tjerëve që e arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit grup 5 anëtaresh të dyshuar për terrorizëm.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të dielën se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”.







