17 prilli i vitit 99’ ishte i kobshëm për familjen Elshani, Drenicën, Kosovën e mbarë botën.

Atëbotë ogurzit serb vranë dhe masakruan mbi 50 shqiptarë në atë që njihet si masakra e Poklekut të Drenasit, shkruan Ballkani.info

Ndër viktimat e parë në këtë masakër ishte ish-drejtori i gjimnazit të Drenasit, udhëheqësi i demonstrave dhe shkrimtari i njohur për fëmijë, Ymer Elshani. Ai u ekzekutua i pari së bashku me një person tjetër të familjen Muqolli, më pastaj ai humbi edhe 4 djemt, gruan, nënën e gruan e vëllaut.

Lajmi bëri jehonë në secilin vend të botës, teksa BBC e DË realizuan dokumentare të shumta për këtë masakër.