Sondazhi nga Pyper: Mbi 48% e qytetarëve e shohin të panevojshëm aktivitetin e LVV-së në zgjedhjet e Shqipërisë

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për pandeminë dhe zhvillimet politike në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivitetet e saj që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

Mbi 48% e respodentëve aktivitetin e LVV-së në Shqipëri e shohin si të panevojshëm. Mbi 33% e konsiderojnë korrekte veprimin e LVV-së në raport me zgjedhjet në Shqipëri. Mbi 18% nuk kanë opinion.

Rreth 47% e qytetarëve mendojnë se masat anti-Covid të ndërmarrja nga Qeveria do të japin rezultate. Mbi 39% mendojnë se këto masa nuk do të kenë sukses. Ndërsa 15% nuk kanë opinion.

Rreth 63% e respodentëve kanë vlerësuar punën e Mimoza Kusarit në krye të deputetëve të LVV-së. 15% punën e saj nuk e kanë konsideruar aq të mirë. Rreth 22% nuk kanë opinion.