Sondazhi i jep shpresë Nismës, afër 8 mijë respodentë e shohin partinë e Limajt në parlament

Nisma Socialdemokrate ka synim të futet e vetme në parlament në këto zgjedhje.

Situata që është krijuar në politikën vendore, për partitë më të vogla ka krijuar problem, një nga to është edhe Nisma, e cila bashkë me AKR-në e pati kaluar me vështirësi pragun, transmeton Ballkani.info.

Por sondazhi i fundit i jep shpresë kësaj partie që do ta kalojnë 5% dhe do të jenë në Kuvendin e Kosovës. Mbi 7 mijë respodentë të këtij sondazhi në RTV Dukagjini e shohin Nismën pjesë të Kuvendit të Kosovës.

Duke e ditur se sondazhet në këtë emision shkojnë në shifra marramendëse kundër partive tjera, përveç Vetëvendosjes, kjo duket të jetë sinjal i mirë për Nismën në Kuvend.

Më poshtë sondazhi: