Solari sqaron arsyen e lënies jashtë të Iscos

Mesfushori i Real Madridit, Isco mbeti jashtë skuadrës së grumbulluar për ndeshjen e Champions Leagues në udhëtim ndaj Romës, por trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari ka mohuar të ketë ndonjë problem me fantazistin spanjoll.

Real Madridi arriti të kundëpërgjigjet për humbjen e thellë 3-0 nga Eibari fundjavën e kaluar në La Liga, duke fituar 0-2 me Romën teksa golat e Bale dhe Lucas Vazquez e bën dallimin.

Një lojtar i rëndësishëm për kampionët e Europës, siç është Isco nuk ishte i përfshirë fare në përballjen e mbrëmshme, ndërsa Solari ka zbuluar se vendimi i tij ishte marrë në bazë të shkaqeve taktike.

“Lënia jashtë e Iscos ishte një vendim specifik për një moment specifik. Trajnerët kanë për detyrë të marrin vendime, dhe unë këtë e bëj. Ndonjëherë marrim vendime të sakta ndonjëherë të gabuara, por është gjëja më e lehtë të flasim pas ndeshjes. Vendimet në shumicën e rasteve mirren për shkaqe sportive, në përjashtim të disave por te nuk kemi të bëjmë me gjëra të tilla. Startuesit dhe rezervistët janë probleme që nuk ekzistojnë. Futbollistët morën përgjegjësitë e tyre dhe ne jemi të lumtur për fitoren”, tha Solari.

Real Madridi me fitoren ndaj Romës siguroi vendin e parë një javë para përfundimit të fazës së grupeve në Champions League.