Mohon mosmarrëveshjet

Solari shpreh dashurinë që e ka për Iscon

Mesfushori i Real Madridit, Isco nuk ka arritur këtë sezon të jetë protagonist te “Los Blancos” duke mbetur në bankën rezervë nën drejtimin e Santiago Solarit, por trajneri argjentinas ka konfirmuar dashurinë që e ka për 26 vjeçarin.

Megjithatë, Solari e ka pranuar se do të jetë e vështirë t’i garantojë Iscos një vend në formacionin startues derisa nuk e arrin kulmin e formës së tij.

Ish lojtari i Malagas nuk ka startuar asnjë ndeshje në La Liga prej ardhjes së Solarit në stolin e “mbretërve”, ndërsa është përballur edhe me lëndime gjatë këtij sezoni, që ia kanë pamundësuar arritjen e kulmit të formës.

“Unë e dashuroj Iscon. Por puna ime është të sigurohem që secili futbollist të jetë në maksimumin e tyre. Ata që nuk janë në maksimumin e formës nuk janë pjesë as e skuadrës. Është detyrë e vështirë të zgjedhësh mes atyre që do të luajnë dhe atyre që nuk luajnë. E shoh Iscon dhe të tjerët që punojnë me entuziazëm”, tregoi Solari.

Isco ishte kritikuar ashpër në ndeshjen e humbur në shtëpi 0-3 ndaj CSKA së Moskës, teksa tifozëve që e vërshëllyen iu kundërpërgjigj duke bërë disa gjeste.

Real Madridi sonte prej orës 17:30 përballet me Kashiman në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror për Klube.