Solari refuzon të dorëzohet në luftën për titull

Santiago Solari ka deklaruar se asgjë nuk është e pamundur për ekipin e tij sa i përket luftës për titull.

Real Madridi ka mposhtur Sevillan në duelin kryesor të kësaj jave në La Liga.

Me fitoren prej 2-0 në Santiago Bernabeu, Reali kaloi në vendin e tretë duke e lënë prapa Sevillan dhe tekniku Solari ka refuzuar që të dorëzohët në luftën për titull.

“Ne po luftojmë në tri gara si gjithmonë. Për Real Madridin, asgjë nuk është e pamundur”.

2 – Real Madrid’s Modric, has scored in back to back LaLiga games for the first time after 284 league appearances. Fire.

“Gjithmonë kënaqem duke luajtur futboll dhe në garë, është pasioni jonë dhe ne e duam përkundër faktit se janë kohë të vështira ndonjëherë”, potencoi Solari.

Sevilla kishte rastet më të mira në pjesën e parë të takimit në Bernabeu.

Por, Real Madridi ishte larg ekipi më i mrië në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dy gola në 10 minutat e fundit të takimit.