Solari mendon se Zidane është i pakrahasueshëm

Santiago Solari e ka nisur aventurën e tij në drejtimin e Real Madridit në mënyrë perfekte duke i fituar 4 ndeshjet e para, por argjentinasi ka refuzuar të krahasohet me ish trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Solari nuk pret ta arrijë suksesin e njejtë me Zidanen duke e cilësuar këtë të fundit si të pakrahasueshëm.

Zidane u largua nga drejtimi i Real Madridit në fund të sezonit të kaluar pasi që udhëhoqi mbretërit drejt trofeut të tretë rresht në Champions League.

E përbashkëta e dy trajnerëve është se janë ulur në stolin e kampionëve të Europës duke lënë drejtimin e Real Madrid Castilla, por Solari nuk dëshiron të bëhen krahasime me të dyve.

“Zidane është i pakrahasueshmë me çdokënd. Ai është një legjendë, ka një nivel të jashtëzakonshëm. Zizou ishte një lojtar elegant me të cilin kisha fatin të luaja. Por si trajner ai me shumë mundësi do të jetë më i suksesshmi te Real Madridi. E admiroj si njeri dhe madhështinë e tij, ai është unik”, deklaroi Solari.

Santiago Solari u emërua trajneri i përhershëm te Real Madridi në fillim të javës së kaluar, ndërsa nënshkruajti kontratë deri në vitin 2021.