Mesfushori spanjol

Solari e zbulon të ardhmen e Iscos

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, pret që Isco të qëndrojë në klub, me gjithë thashethemet se mesfushori me tipare sulmuese mund të largohet pasi e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë, raporton Daily Mail.

Isco nuk e ka nisur si titullar asnjë ndeshje në La Liga që prej se Solari e zëvendësoi Julen Lopeteguin në pozitën e trajnerit në tetor, por argjentinasi ka thënë se spanjolli do të qëndrojë dhe do ta rigjejë formën e vet më të mirë.

“Çdo lojtar këtu duhet të përkushtohet dhe të vazhdojë të punojë me shpresë dhe ngazëllim: të gjithë janë thelbesorë për ne”, tha Scolari.

“Isco na ka dhuruar shumë gëzim dhe këtë duhet të vazhdojë ta bëjë. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe, tani që e kemi humbur Marcos Llorenten, Javi Sanchezin dhe Marianon, do të kemi nevojë për të gjithë”, shtoi ai.