Solari e pranon se Real Madridi vuajti kundër Ajaxit
Santiago Solari ka përgëzuar lojtarët e tij në fund të fitores 2-1 ndaj Ajaxit.
Ishte një triumf i vuajtur i “Los Blancos”, ndaj holandezëve që u krijuan goxha probleme, sidomos në pjesën e parë.
“Në fillim na bllokuan duke na marrë topin në mënyrë agresive dhe në limite të rregullores,” shprehet Solari pas ndeshjes.
“Jam shumë i kënaqur me lojtarët pasi dinë të vuajnë dhe të ndëshkojnë kundërshtarin në momentin e duhur.
“Kur dolëm nga presioni, filluam të krijonim mundësi goli. Gjithsesi, do ta marrim me seriozitetin më të madh ndeshjen e kthimit.
“Jam i lumtur për Vinicuis, gjithashtu edhe Asensio dhe golin e tij. Ai erdhi nga një dëmtim, por e bëri shumë mirë punën e tij.”