Sokol Havolli jep dorëheqje nga Banka Qendrore – shkak presionet politike

Sokol Havolli përmes një letre dërguar kreut të BQK-së, Fehmi Mehmetit dhe kreut të Bordit të BQK-së, Flamur Mrasorit, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e zëvëndësguvernatorit për Mbikqyrje Financiare.

Havolli në letrën e siguruar nga Gazeta Express ka treguar se po dorëhiqet si rezultat i presioneve të mëdha politike të cilat thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit 2021, raporton Express.

Havolli në letrën e tij përmend edhe njerëz brenda BQK-së të cilët kanë thënë se po zbatojnë urdhëra “nga lartë”.