Sokol Bashotës i pamundësohet ri-kandidimi për postin e kryetarit të Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën nga radhët e PDK-së, ndaj të cilit gjykata ka shqiptuar vendim të formës së prerë për mosdeklarim të pasurisë.

Përveç tij, pjesëmarrja në garë iu pamundësua edhe një kandidati për asamble komunale.

“Me 1 shtator e kemi pranuar një aktgjykim ndaj dy kandidatëve që kanë qenë të certifikuar në komunën e Klinës, fjala është për Sokol Bashotën dhe rekomandojmë që këta dy kandidatë të decertifikohen”, deklaroi Ylli Buleshkaj nga zyra për regjistrimin e partive politike.