Sofia Reys, Rita Ora dhe Anitta kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“R.I.P”, titullohet kënga e tyre e re që në shqip do të thotë ‘Prehu në paqe’, projekt ky i realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Në këtë projekt, këngëtarja shqiptare është mysafire por duket tejet e veçantë, e cila po ashtu realizon edhe një performancë të mahnitshme.
“Shumë e lumtur me qenë pjesë e RIP/ me të mrekullueshmet Sofia Reys dhe Anitta, prehu në paqe BS❤️Faleminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar Rita në Instagram.
Ky projekt është mjaft unik dhe në videon e mëposhtme mund ta vlerësojini vetë më së miri.
https://www.youtube.com/watch?v=LFnV-vb1Bxc







