S’ndalen huqjet: Qeveria e ngatërron Rozeta Hajdarin me Elbert Krasniqin

Duket se qeveria e Kosovës po ka problem gjatë të shkruarit.

Kjo pasi gjatë ditës së sotme ata kanë paralajmëruar një intervistë të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari por e kanë ngatërruar me ministrin Elbert Krasniqi.

Në postimin në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook, postimi është ndryshuar dhe korrigjuar me emrin e ministres së MINT.