Sllovenia shkarkon trajnerin

Kombëtarja e Sllovenisë e ka shkarkuar trajnerin, Tomaz Kavcic, pasi ky i fundit arriti të fitojë vetëm një ndeshje prej se u emërua në këtë post në dhjetor të vitit të kaluar.

Sllovenia barazoi të martën 1-1 në shtëpi me Qipron, rezultat ky që i garantoi shkarkimin Kavcicit.

Në mediat sllovene u raportua se shkak për shkarkimin e Kavcic ishin edhe raportet me portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak i cili nuk u ftua për dy ndeshjet e tetorit ndaj Norvegjisë dhe Qipros në Ligën e Kombeve.

Por një gjë e tillë është mohuar nga presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit, Radenko Mijatovic.

Sllovenia mbyll kampanjën e saj në Ligën e Kombeve në muajin nëntor me sfidat përballë Norvegjisë dhe Bullgarisë.