Sllovenia e rekordeve, mes Alpeve dhe Adriatikut

Nga Lubjana në Ptuj, nga Bled në Pirano, një vend dinamik i pasur me histori dhe natyrë magjepsëse

Sllovenia ka përfaqësuar gjithnjë një udhëkryq kombesh nga Alpet në Adriatik, nga Carso tek Pianura Pannonica, një ndërthurje historike dhe kulturore që reflektohet në pasurinë kulturore dhe në një natyrë të bukur dhe magjepsëse.

Nga Lubjana, kryeqyteti gjithë gjallëri, te liqeni magjepsës Bled e deri tek kuajt fantastikë të Lipica e kështjella madhështore në majë të një kodre në Celje, Slovenia është një destinacion ideal për një fundjavë që do t’ju mbetet gjatë në kujtesë.

Vendet pjesë e UNESCO-s

Skocjan

Qyteti më i vjetër slloven i minierave, Idrija, është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, falë minierës së dytë të merkurit më të vjetër në botë, e cila funksionon prej më shumë se 5 shekujsh, me më shumë se 700 kilometra galeri nëntokë dhe qendrën historike piktoreske. Pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s janë edhe shpellat Škocjan një mbretëri stalaktitesh dhe stalagmitesh, një monument unik me kanionin më të thellë në Europë.

Muzika e Neandertalit

 

Flauti i ndërtuar prej kockave të ariut

Instrumenti i parë muzikor i njohur në botë është me siguri flauti i jashtëzakonshëm i ndërtuar prej kockave të ariut, i gjetur në shpellën Divje Babe, i krijuar dhe përdorur në kohën e njeriut të Neandertalit. Arkeologët besojnë se instrumenti daton rreth 55 mijë vjet më parë. Ky zbulim i çmuar i një rëndësie botërore ndodhet në Muzeun Kombëtar të Sllovenisë në Lubjana.

Accademia Philharmonicorum

Thirrja ndaj muzikës pasqyrohet edhe në një ndër institutet profesionale muzikore më antikë në Europë, Accademia Philharmonicorum.

Rrota më e vjetër në botë

Pranë Lubjanës, arkeologët kanë zbuluan rrotën prej druri me aksin më të vjetër në botë, që daton më shumë se 5 mijë vjet më parë.

Palafitte

Kultura mijëvjeçare e Palafitte-ve (shtëpi karakteristike) është regjistruar në listën e trashëgimisë së UNESCO-s. Që prej vitit 2018, ju mund ta shihni rrotën, që do t’ju befasojë për punimin krijues, në ekspozitën e përhershme në Muzeun qytetar të Lubjanës.

Qyteti mirëpritës historik

Riprojektimi i Jose Plečnik i qendrës së kryeqytetit ka krijuar një ndër sitet arkitektonike më të bukura në Europë, me Tre Urat e famshme që përshkojnë lumin Ljubljanica. Për të mos u humbur edhe teatri veror Križanke Theatre, një ndër vendet më interesante në Slloveni. Projektet e Plečnik në Lubjanë, përveç ato të realizuar nga arkitekti në qytetin e Pragës, janë kandidate për hyrjen në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Nga Alpet në det

Përveç Lubjanës, edhe qytete të tjera sllovene kanë shpirt romantik. Trashëgimia e pasur kulturore dhe historike u ka dhënë këtyre qyteteve një karakter interesant. Qytetet antike të Sllovenisë kanë prekur prehistorinë dhe epokën romake, Mesjetën, epokën e barokut dhe atë moderne.

Koper

Mos lini pa vizituar Koper, gjithë bukuri veneciane, një destinacion i mrekullueshëm europian këtë vit.

Kranj

Ose Kranj, kryeqytetin e Alpeve sllovene, apo Novo Mesto, një mrekulli arkeologjike mes kodrave të verës.

Destinacione të tjera që nuk duhet t’i humbisni

Bled

Bled ofron një peizazh të mrekullueshëm mbi një liqen magjepsës alpin, në qendër të të cilit është një ishullth i vogël me kishën e tij gotike. Piran, një qytet mesjetar me arkitekturë veneciane, krenar për kriporet me 700 vjet traditë. Celje është qyteti aristokratik, ku ndodhet kështjella më e madhe mesjetare e vendit. Maribor është qyteti i dytë slloven për popullsinë, në të cilin ndodhet Stara Trta, e cila prodhon verë prej 400 vjetësh. Dhe në fund Ptuj antik me kantinën e verës më të vjetër, që daton në 1917.