Skoda paralajmëron zëvendësuesin e Rapidit

Skoda ka publikuar një fotografi të modelit të prodhuar Vision RS për herë të parë.

Kjo fotografi paralajmëruese vjen vetëm një javë pas prezantimit të konceptit në Paris.

Modeli i ri është zëvendësues i modelit Rapid.

Gjiganti çek akoma s’ka dhënë detaje për modelin, pos që ai do të prodhohet në platformën e Grupit Volkswagen “MQB A0”.

Lansimi i plotë pritet të bëhet në fund të vitit 2018.