'Shpërthen' reperi

Skivi: Do s’di pse këndojnë

Një fotografi plot shkrime ironizuese.

Reperi Skivi në Instastory ka hedhur një foto ku ka ironizuar me kolegët e tij, shkruan Ballkani.info.

Ai ka thënë se nuk e di se si ka mundësi disa prej këngëtarëve të bëjnë aq muzikë të dobët dhe të pretendojnë se bëjnë jetë ‘estradësh’.

Po ashtu, Skivi theksoi se në vitin 2019 do ketë këngë të reja nga ai dhe deri në publikim e tyre po pret të shoh se çfarë produksione tjera do publikojnë kolegët e tij.

Se për kë saktësisht i ka këto thumbime, e di vetëm ai!/Ballkani.info/