Këngëtari i zhanrit pop/hiphop nga Shqipëria, që kohëve të fundit po jeton në Kosovë, Skerdi Ago si duket ka pasur arsye më të mëdha se vetëm muzika që të jetojë këtu.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë publike lidhjen me gazetaren Vesa Rama, shkruan Ballkani.info.
Skerdi ka shpërndarë një video të shkurtë, ku shihet duke i vënë unazën Vesës, ku ka shkruar ‘Është e vetmja gjë që kurrë nuk mbahet fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë – Dashuria. Do të doja që cdo njeri të ndihet i lumtur ashtu sic unë tani…’, duke bërë të ditur se është fejuar.
https://www.instagram.com/p/Bsa2-Mwg63e/?utm_source=ig_embed
Në anën tjetër, videon e ka shpërndarë edhe e fejuara e Skerdit, Vesa.
“E kam ëndërruar këtë ditë me ty dhe e realizuam bashkë. E lumtur jashtë mase. E lumtur sepse të kam njohur ty, sepse ti ke qenë në ëndrrat e mija edhe pse s’ta kam parë fytyren. Sot, jam njeriu më me fat që të njoha, dashuria ime . Faleminderit për këtë ditë dhe për cdo ditë tjetër që ma bën të bukur njëkohësisht të paharruar. Jam e bekuar me ty, me karakterin tënd dhe me shpirtin tënd të artë . Të dua sot, nesër dhe përgjithmonë, e jotja përjetë” ka shkruar Vesa, transmeton Ballkani.info.
https://www.instagram.com/p/Bsa7vY4Hd_d/
Lidhja e çiftit është përfolur tash e një kohë, ndërsa përmes postimit të fundit është bërë e ditur edhe fejesa mes tyre. /Ballkani.info







