Skena intime dhe shtatzënë me Alban Ramosajn? Rrëfehet vajza e biznesmenit shqiptar

Alban Ramosaj dhe Kleoniki Delijorgji për një kohë të gjatë kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në showbizin shqiptar.

Prej 2 vitesh ata përfliten për një histori dashurie, dyshimet për të cilën janë shtuar akoma më shumë pas postimeve të tyre të përbashkëta në rrjete sociale.

Para disa kohësh madje u shpërnda me shpejtësi lajmi se ata do të bëheshin prindër. Kjo nisi nga një fotografi në të cilën Niki shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe përkrah shkroi: “Urime babi Alban Ramosaj”. Pasi lajmi i shtatzënisë së tyre u shpërnda me shpejtësi, Albani reagoi dhe u shpreh se e gjithë kjo ishte një shaka e një metaforë për projektet e tyre të përbashkëta.

Arsyen e këtij veprimi e ka shpjeguar së fundmi edhe Kleoniki në emisionin “Why Not”. Ajo tha se ata konsideronin këngën që realizuan bashkë si “beben e tyre” dhe në këtë formë zgjodhën ta promovonin pak më tepër. Madje Kleoniki hodhi poshtë gjithë dyshimet për një lidhje me Albanin, duke u shprehur se skenat më të nxehta mes tyre kanë ekzistuar vetëm në videoklipin që kanë bërë bashkë.

“Zemra ime, Alban Ramosaj të dua shumë. Është si shpirt. Ne nuk u bëmë asnjëherë prindër, madje nuk bëmë as atë punën asnjëherë që të bëheshim prindër. Skenat më të nxehta që kanë ekzistuar mes meje dhe Albanit kanë qenë të klipi jonë. Unë kam qenë modele në Londër dhe më kërkonin modele shtatzënë.

Edhe unë me Albanin kur flisnim për këngën tonë e quanin “Bebi jonë” se artistët e konsiderojnë si bebi këngën e tyre. Para se të bëja fotot e publikova atë foton dhe thsh “baby daddy” me shaka. E pamë që merreshin vetëm me neve, po nxirnim dhe këngën dhe thamë pse mos promovojmë pak veten”, tha Kleoniki.