Skandal: Qytetari i zë duke fjetur stafin e Emergjencës në Skënderaj, i xhiron teksa kënaqen në gjumë!

Gruaja e një mërgimtari që kishte bërë 24 orë rrugë për të ardhur në Kosovë, ishte helmuar dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.

Qytetari ishte drejtuar tek Emergjenca e QKMF-së në Skënderaj, por nuk e gjeti askënd.

Ai kishte kërkuar nëpër zyrat ku duhet të ishte stafi i Emergjencës, por ata i gjeti diku tjetër dhe jo në vendin ku shërbehen qytetarët.

Sipas tij, duke kërkuar ndihmë nëpër skutat e Emergjencës, ai i gjeti stafin duke u kënaqur në gjumë në një prej dhomave.

Ai e ka xhiruar dhomën e shërbimeve që ka qenë e zbrazur e gjithashtu ka xhiruar punëtorët e Emergjencës teksa flejnë, ani pse puna e kërkon të qëndrojnë në shërbim.

Mërgimtari është irrituar me këtë situatë dhe ka kritikuar stafin, ndërkohë që shton se ata i thanë që është “turp” të futet në këtë mënyrë nëpër dhoma.