Takimi i kryesisë së LDK-së i mbajtur më shumë se dy orë, doli të jetë pa ndonjë përgjigje të qartë rreth emrave të kandidatëve për kryetar të kësaj partie.
Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, për media tha se në këtë takim u diskutu për përgaditjet dhe për kandidatët për kryetar të kësaj partie, përcjell Ballkani.info
Mustafa tha se LDK-ja vlerëson interesimin e madh të figurave qe kane kontribuar për LDK-në këto 30 vite.
“Në mbledhjen e sotme është diskutuar për zgjedhjet e 3 gushtit, dhe për përgaditjet e për zgjedhjet e 3 gushtit. Kryesia ka vlerësuar se gjithçka po shkonë mirë në këto përgaditje. Po ashtu në këtë takim është folur edhe për kandidadurat e mundshme të LDK-së, ku këta kandidatët do të bëhen publiK me datën 3 Gusht. Partia e vlereson interesimin e madh te figurave qe kane kontribuar per LDK-në këto 30 vite”, tha Mustafa.







